Kampionati Evropian U19 i Hendbollit, Letonia vjen e para në Kosovë
BKT
Sport

Kampionati Evropian U19 i Hendbollit, Letonia vjen e para në Kosovë

Uran Krasniqi / RTKLive

Kampionati Evropian U19 i Hendbollit fillon nga e shtuna në Prishtinë dhe tashmë skuadrat kanë filluar të vijnë. Letonia është ekipi i parë që tashmë ka arritur në Kosovë. Federata e Hendbollit i ka shprehur mirëseardhje.

"Mirë se erdhët Letonia, ndjehuni si në shtëpi

Ka nisur ardhja e ekipeve kombëtare që paraqiten në Kampionatin Evropian U19 që prej të shtunës zhvillohet në Prishtinë.

Kombëtarja e parë që ka arritur në Kosovë është ajo e Letonisë.

Ne i dëshirojmë mirëseardhje hendbollisteve dhe drejtuesve nga Federata e Hendbollit e Letonisë. Mund të ndjeheni si në shtëpi", ka njoftuar FHK. 

"Letonia ndeshjen e parë e luan ndaj Austrisë, të shtunën nga ora 14:30".