Pochettino kërkon të harrohet e kaluara dhe të mposhtet Liverpool
BKT
Sport

Pochettino kërkon të harrohet e kaluara dhe të mposhtet Liverpool

Uran Krasniqi / RTKLive

Trajneri i ri i Chelseas, Mauricio Pochettino ka thënë se skuadra duhet të lë anash të kaluaren dhe të përqëndrohet te një fillim i mirë i kampionatit në gusht.

Premier League fillon më 11 gusht, por dy ditë më vonë Chelsea është nikoqir i Liverpoolit. 

"Që nga dita e parë duhet të mendojmë për fitoren. Duhet të jemi gati në ndeshjen e parë të Premier Leagues për ta mposhtur Liverpoolin", ka thënë argjentinasi. "Jam shumë i emocionuar që jam këtu, dhe sigurisht që nuk mendoj për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Sigurisht që kemi cilësinë dhe do të shtojmë më shumë cilësi".

Edicionin e fundit Chelsea pati performancë të dobët, duke përfunduar e dymbëdhjeta në tabelë dhe duke humbur mundësinë e daljes në garat e klubeve evropiane.