Emiratet e Bashkuara dhurojnë 25 milionë dollarë për spital të fëmijëve
BKT
Lajme

Emiratet e Bashkuara dhurojnë 25 milionë dollarë për spital të fëmijëve

F.S. / RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan. Me këtë rast, ky i fundit e ka njoftuar Kurtin se vendi i tij do të dhurojnë 25 milionë dollarë për një spital të ri të fëmijëve në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se kryeministri Kurti i ka shprehur mirënjohjen për këtë kontribut, që siç tha ai, do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e shumë fëmijëve në Republikën e Kosovës.

“U bisedua për avancimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, thuhet në njoftimin e ekzekutivit.


MË SHUME NGA Lajme