Pulisic nënshkruan me Milanin
BKT
Sport

Pulisic nënshkruan me Milanin

Uran Krasniqi / RTKLive

Milan ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christian Pulisic. 

Sipas njoftimit nga skuadra e Serisë A të enjten, bëhet fjalë për një kontratë katërvjeçare.

Detaje nuk janë zbuluar, por sipas mediave britanike klubi italian i kishte paguar Chelseas 20 milionë euro. 

Pulisic ka kaluar katër sezone te Chelsea, duke bërë 145 paraqitje dhe duke shënuar njëzet e gjashtë gola dhe duke dhënë njëzet e një asistime.