Ulpiana bëhet me ferma urbane, banorët socializohen në hapësirë publike
BKT
RTKlive
Kulturë

Ulpiana bëhet me ferma urbane, banorët socializohen në hapësirë publike

Medina Pasoma / RTKlive

Një prej lagjeve më të qeta të Prishtinës, Ulpiana përveç parkut në rrethrrotullimin e soliterëve ka shumë pak hapësira të gjelbra të shfrytëzueshme. Mirëpo këtë po e siguron organizata “YARL” nëpërmjet mbjelljes së fermave urbane.

Drejtoresha Kosovare Sadiku – Ahmeti në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK ka treguar për këtë nismë, ku kjo lagje do të jenë në fokusin e tyre për pesë vjet me radhë.

“Kemi filluar me hulumtim për t’u takuar me banorët për të kuptuar nevojat e tyre. Është e çuditshme me thënë por në Komunën e Prishtinës ka raste kur se kanë prioritet një kënd të gjelbër apo të lodrave. Për këtë arsye ne kemi dashur të zbatojmë prioritetet e tyre vit pas viti”, ka thënë Sadiku – Ahmeti.

Përveç aspektit të shfrytëzimit të hapësirave publike dhe ‘ngjalljes’ së gjelbërimit, një funksion tjetër i kësaj iniciative ka qenë edhe socializmi.

“Gjatë hulumtimit ka dalë që banorët në Ulpianë nuk njihen nga soliteri në soliter dhe nuk është që për grupmosha të ndryshme, sidomos për gra të moshës së tretë nuk ka ndonjë aktivitet gjatë qëndrimit në hapësira publike siç është parku i Ulpianës”, është shprehur drejtoresha e “YARL”.


MË SHUME NGA Kulturë