Krasniqi në takim me Lajçak: S`ka rrugë tjetër veç integrimit euroatlantik
BKT
Lajme

Krasniqi në takim me Lajçak: S`ka rrugë tjetër veç integrimit euroatlantik

F.Sertolli / RTKlive

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka takuar në Bruksel, përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë”, ka thënë Krasniqi.

PDK-ja, sipas ti, do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj interesin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

“Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.


MË SHUME NGA Lajme