Në Ditën Kombëtare të Francës, Kurti shpreh mirënjohje për popullin francez
BKT
Lajme

Në Ditën Kombëtare të Francës, Kurti shpreh mirënjohje për popullin francez

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se janë të rralla datat e historisë dhe njerëzimit, që kanë përmasën dhe prurjen e 14 Korrikut. Këtë deklaratë kryeministri e bëri në Ditën Kombëtare të Republikës së Francës që u organizua nga Ambasada franceze në Kosovë.

Derisa e uroi popullin francez për këtë ditë të shënuar, shprehu mirënjohjen e tij për ta dhe shtetin e Francës.

Me ftesë të ambasadës franceze në Kosovë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, mori  pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Bastilles që njihet edhe si Dita Kombëtare e Republikës së Francës.


MË SHUME NGA Lajme