Klinaku: Listat s`mund të verifikohen derisa dosja është në prokurori
B. H. | RTKlive
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit Albin Kurti, rreth veteranëve të luftës.
Ai ka thënë se nuk mund të verifikohen listat e veteranëve derisa dosjet janë në prokurori. Ai po ashtu ka shtuar se verifikimi nuk mund të bëhet ndryshe përveçse me komandantët e zonave operative dhe zinxhirin komandues të UÇK-së.
“Sa i përket benificioneve, nuk është veç pagesa, por ai edhe trajtimin dhe rehabilitimin e veteranëve në banja (që me qeveritë e kaluara nuk ishte më shumë se 300 veta në vit), e quan luks. Pastaj, ai as protezat e invalidëve të luftës nuk i rregullon prej që ka ardhur në qeveri. Sa i përket dakordimit me shoqata, ai këtë e ka dashur siç do vet, paçka nëse kjo është në dëm të veteranëve, por që ne të jemi militantët e tij”, ka shkruar Klinaku në Facebook.























