Një sihariq për artistët, do të rinovohet Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë
M.Sh/RTKlive
Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë shumë shpejtë do të rinovohet. Kjo pasi, është nënshkruar tashmë memorandumin i bashkëpunimit ndërmjet kryeshefes së këtij institucioni, Mrika Gashi-Macula dhe kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Banesore, Artan Berisha.
Mrika Gashi – Macula e konsideroi të domosdoshmëri rinovimin e kësaj salle, e cila është pothuajse e vetmja adresë për artistët kosovarë për të zhvilluar aktivitetet e tyre.
“Ka qenë një nga vendimet e para që kam marr sapo kam ardhur në krye të NPL Pallatit të Rinisë, është emergjente t’i japim kësaj salle pamjen dinjitoze dhe jam e lumtur që kësaj nisme iu bashkangjitur menjëherë dhe Artan Berisha, sepse në këtë mënyrë iu ofrojmë qytetarëve dhe artistëve tanë kushte adekuate dhe një standard në salla koncertale si kjo”, tha Gashi Macula.
Nga ana tjetër, Artan Berisha, u shprehe i gatshëm dhe bashkëpunues për të dhënë kontributin e tij duke krijuar kushtet adekuate për këtë salle dhe projekte tjera.























