Kean: Kosova është partnere e rëndësishme e SHBA-së
BKT
Lajme

Kean: Kosova është partnere e rëndësishme e SHBA-së

E. Hoti / RTKlive

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Tom Kean, ka thënë se nuk duhet të harrohet se Kosova është partnere e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Përkundër të gjitha të tjerave Kosova është partnere e palëkundur e SHBA-së, pra ka ofruar që të mbajë të evakuarit e Afganistanit  nga viti 2021. Edhe Serbia është partnere kritike në rajon, por që nuk ka vënë sanksione sikurse BE-ja mbi Rusinë. Jam falënderues për vendimin që Kosova të pranojë me mijëra refugjatë nga Ukraina”, ka theksuar ai para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, teksa ka diskutuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe qasjen e Shteteve të Bashkuara ndaj këtij rajoni.

Ai ka shprehur shqetësimin për mosimplementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke shtuar se duhet të formohet, por duke u siguruar se nuk do të minohet autoriteti i Qeverisë me krijimin e saj.

Kean ka deklaruar se Bashkimi Evropian ka luajtur rol të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor, por deri më tani përpjekjet e BE-së janë penguar nga mungesa e njëzëshmërisë në vendime dhe fakti që pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën është po ashtu pengues. Ai tha se i takon Shteteve të Bashkuara që të marrin rol udhëheqës në këtë drejtim.

Kean ka theksuar se nuk ka ndonjë çështje tjetër më të madhe se sa marrëdhëniet e prishura midis Serbisë dhe Kosovës.

“Në këtë administratë protestat në veri të Kosovës kanë arritur në përshkallëzim që kanë mundur ta çorientojnë gjithë rajonin. Pra, administrata po dështon t’i pengojë këto tensione dhe rritjen e jostabilitetit.Veprimi i pakoordinuar i Albin Kurtit me njësitë speciale të Policisë përkundër atyre veprimeve që janë ndërmarrë, por protestat e dhunshme nga serbët lokalë që kanë shkaktuar lëndime te pjesëtarët e KFOR-it janë dënuar. Poashtu edhe roli direkt dhe indirekt i Serbisë në ata drejtim. Jam i brengosur që kjo administratë nuk e ka nxjerrë  zërin përkundër kësaj të fundit. Në veçanti njësitë speciale policore duhet të tërhiqen nga veriu është thënë, por që derisa administrata e Biden i bënë presion kryeministrit Kurti, duhet të bëhet i njëjti presion edhe tek administrata e Serbisë që të sigurojë që zgjedhjet të mos bojkotohen edhe njëherë”, ka deklaruar ai.

Ai ka ndarë brengën që Kosova nuk ka implementuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe ashtu siç është përkushtuar para një dekade.

“SHBA duhet bë bëjë të njëjtin presion edhe ndaj Beogradit jo vetëm për të njëjtën gjë, por edhe të zbatojë obligimet e marrëveshjes që përmbanë ndalimin e kundërshtimit të një anëtarësimi të Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare”, theksoi Kean.

 

 


MË SHUME NGA Lajme