EHF-ja falënderon FHK-në për organizimin e Evropianit U19
BKT
Sport

EHF-ja falënderon FHK-në për organizimin e Evropianit U19

F.Bytyqi/RTKLive

Presidenti i Federatës Evropiane të Hendbollit, Michael Wiederer, dhe sekretari i përgjithshëm i EHF-së, Martin Hausleitner, i kanë dërguar të mërkurën letër presidentit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dhe sekretarit gjeneral, Izet Gjinovci.

Drejtuesit e EHF-së kanë falënderuar FHK-në dhe drejtuesit e saj për organizimin e Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste. Është vlerësuar përkushtimi i drejtuesve të FHK-së dhe stafit lokal për organizimin e shkëlqyer të Evropianit.

Organizimi është vlerësuar shumë profesional ndërsa pritja për delegacionet shumë e mirë. FHK-ja është falënderuar për ngjarjen shumë të suksesshme.

Kështu vlerësimet për FHK-në vazhdojnë, ndërsa së shpejti pritet edhe konfirmimi i ngjarjeve të tjera që do të organizohen nga federata kosovare.