Me Armend Rexhepagiqin, sonte nis ‘Prishtina Gastronomy Festival’
BKT
Kulturë

Me Armend Rexhepagiqin, sonte nis ‘Prishtina Gastronomy Festival’

M.P / RTKlive

Sonte nis festivali, i cili gërsheton kulturën dhe gastronominë në një vend, “Prishtina Gastronomy Festival”.

E artisti, i cili ngjitet i pari në skenë në natën e parë të festivalit është autori i dhjetëra këngëve të pavdekshme, tekstshkruesi e këngëtari, Armend Rexhepagiqi.

Deri më 27 korrik, sheshi “Adem Jashari” do të jetë nikoqir i zërave të Sinan Vllasalihut, Marsela Çibukajt, Jerichod, Fisnikët, Eneda Tarifa, Nezafete Shala dhe shumë të tjerë.


MË SHUME NGA Kulturë