12:38 / 20.07.2023
Gala Mbrëmja ‘Ramë Lahaj & Friends’ të dielën në Sheshin Skënderbeu
Sh. Gashi|rtklive
Këtë të diele fillon edicioni i 3-të i RLIOF (Rame Lahaj International Opera Festival) nga 21 deri më 31 korrik.
Publikun e pret eksperiencë madhështore e muzikës klasike, me program të larmishëm koncertesh dhe ngjarjeve interesante.
Në Gala Mbrëmjen ‘Rame Lahaj & Friends’ në kryeqytet priten të mbërrijnë tenor e dirigjent të njohur të operës.
Programi qendror i këtij edicioni sjellë:
Dirigjentin Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filharmonia e Kosovës.
Rame Lahaj, tenor
Yulia Suleimanova, soprano
Alessandro Safina, tenor
Massimo Cavalletti, bariton
Eventi fillon nga ora 20:30 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.























