RLIOF me konferencë për media nis edicionin e 3-të
BKT
Kulturë

RLIOF me konferencë për media nis edicionin e 3-të

Medina Pasoma / RTKlive

Festivali më i madh operistik në vend, “Ramë Lahaj International Opera Festival” do të mbaj konferencë për media të dielën duke filluar nga ora 11:00, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare të Kosovës.

E kësaj radhe rrugëtimi muzikor nga datat 21 deri më 31 korrik vjen me një moto speciale. “Opera për Liri” është qëllimi i edicionit të 3-të, i cili tenton t’i jep zë atyre që janë margjinalizuar e kanë heshtur. Nga rrafshi artistik RLIOF kësaj radhe kalon në njerëzore përmes trajtimit të pabarazisë gjinore, të drejtat e refugjatëve, mjedisit dhe konfliktet aktuale.

Këtë e bën, tashmë si gjithmonë, me program të larmishëm. Kryengjarja e çdo edicioni është gala mbrëmja “Ramë Lahaj and Friends”, e që sivjet sjellë në Kosovë zërat si sopranon Yulia Suleimanova, tenorin Alessandro Safina, baritonin Massimo Cavalletti, të dirigjuar nga Pier Giorgio Morandi dhe nën shoqërimin e Filharmonisë së Kosovës.

Masterclassa e  sivjetme vjen nën drejtimin e mjeshtrit Francisco Araiza. Nata me muzikë shqiptare mban emrin e bilbilit kosovar Nexhmije Pagarusha, teksa në skenë performojnë Kaltrina Miftari, Adhurim Grezda, Ardiana Bytyqi, Gerald Murrja, Besarta Murtezani, drejtuar e shoqëruar nga Keli Band.


MË SHUME NGA Kulturë