Sonte “Ramë Lahaj International Opera Festival”, RTK sponsor medial
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kulturë

Sonte “Ramë Lahaj International Opera Festival”, RTK sponsor medial

Edona Podvorica / RTK

Jeta kulturore në Kosovë gjatë këtyre ditëve është shtuar. Festivali Ndërkombëtar i Operës “Ramë Lahaj” mbahet sonte në mbrëmje në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Radio Televizioni i Kosovës është sponsor medial i kësaj ngjarjeje të madhe artistike.

Gala-mbrëmja “Ramë Lahaj and Friends” nis rrugëtimin nën dirigjimin e Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filarmonia e Kosovës, në orën 20:30.

Festivali vazhdon deri më 31 korrik, me pesë mbrëmje të tjera muzikore: “Ensemble Evening” më 25 korrik, “Opera Night” më 27 korrik, “New Generation” më 29 korrik dhe “Nexhmije Pagarusha” më 31 korrik.

 


MË SHUME NGA Kulturë