14:10 / 24.07.2023
Fillon stërvitja ushtarake bazë për 316 rekrutë të rinj
V.TH. / RTKlive
Ministri i Forcës së Sigurisë, Armend Mehaj, njofton se ka filluar stërvitja ushtarake bazë për rekrutë.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të kujdeset për trajnim dhe zhvillim të karakterit luftarak për rekrutet e rinj, njofton Mehaj.
“Atdhedashuria dhe profesionalizmi janë pjesë përbërëse e plan-programit 9 javor. Përgatitja për shërbim ndaj vendit për 316 rekrutët ka filluar sot! E ardhmja fillon këtu!”, thuhet në njoftim.
Po ashtu për këtë stërvitje ka njoftuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.























