Kaçanik, zbulohet një strukturë e vjetër arkeologjike|Video
BKT
Kulturë

Kaçanik, zbulohet një strukturë e vjetër arkeologjike|Video

Driton Ramadani /RTK

Në oborrin e Komunës së Kaçanikut, është hasur një strukturë e vjetër arkeologjike, e cila mendohet të jetë e mesjetës. Kjo u vërejt pas nisjes së punimeve në oborrin e komunës, ku ishte planifikuar ndërtimi i një parkingu nëntokësor. Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka kërkuar ndërprerjen e punimeve deri në shqyrtimin dhe vendimmarrjen e institucioneve kompetente.

“Kemi dalë në vendin e ngjarjes dhe vërtet kemi hasur në një strukturë të vjetër arkeologjike bëhet fjalë diku rreth viti 1560 që është bërë edhe ky ndërtim edhe sot i kemi njoftuar edhe institucionet përgjegjëse përkatësisht inspektoratin dhe instituti arkeologjik të cilët i kanë ndaluar përkohësisht punimet për ta bërë një analizë mbi rendësin dhe për ta vërtetuar të vërtetën lidhur me këtë lokalitet arkeologjik”, tha Nexhat Shahini, drejtor i Qendrës Rajonale për Trashëgimi kulturore, në Ferizaj

Por opozita në Kaçanik ka reaguar për nisjen e punimeve të këtij parkingu, pasi, sipas tyre, pushteti ka pasur njohuri se aty mund të ketë mure të vjetra mesjetare dhe po mundohet t’i rrënojë.

“Aty edhe më herët ka qenë muri që dyshohet se është muri i Hanit të vjetër dhe janë shkartuar atëherë për ndërtimin e një parku. Tash është shkatërruar parku dhe fillon ndërtimi i parkingut këto argumente këto fakte të qojnë në një konkluzion të tillë”, tha Jeton Raka, kryetar i degës së LVV në Kaçanik.

Këto pretendime të opozitës janë hedhur poshtë nga kryetari i komunës Besim Ilazi, i cili tha se do të veprojë sipas rekomandimeve që vijnë nga niveli qendror.

 “Në fakt jemi në mes të qytetit mu në qendër të qytetit është e pamundur të bëhet diçka ose nuk është element i vogël që mund të humbë brenda minutës ose brenda dite. Fakt që gjatë punimeve janë vërejtur këto artefakte që po dyshohen që janë artefakte të kohës mesjetare por me gjithat do të shohim kurse sa i për ketë asaj unë besojë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet në Kaçanik”, tha Besim Ilazi, kryetar i Kaçanikut.

Lidhur me gjetjen e këtyre mbetjeve, të cilat po konsiderohen se datojnë që nga mesjeta, RTK ka kërkuar një sqarim nga Ministria e Kulturës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur gjatë ditës.


MË SHUME NGA Kulturë