Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
RTKlive
Të martën në orën 11:00 do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.
Sipas njoftimit, në mbledhje pritet të miratohet procesverbali i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë, si dhe do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat paraprake plenare.
Në mesin e punimeve të Kuvendit është edhe votimi i rekomandimit lidhur me raportin e auditimit të performancës menaxhimi i projektit “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”, Votimi i Projekt-Rezolutës nga interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës dhe rritja e pagave në sektorin publik”, votimi për emërimin e dy anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe zgjedhja e dy anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës.























