13:35 / 25.07.2023
Szunyog dhe Abdixhiku flasin për situatën në veri dhe përleshjen në Kuvend
V.Th. RTKlive
Situata në veri të vendit dhe ngjarjet e fundit në Kuvend kanë qenë temë diskutimi në mes shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Twitter nga Szunyong.
Shefi i BE-së bëri të ditur se me kreun e LDK-së ka biseduar për situatën në veri dhe përleshjen e fundit në Kuvend mes pushtetit dhe opozitës. Sipas tij, zgjidhja e sfidave aktuale kërkon angazhim konstruktiv dhe konsensus politik të të gjithëve.
























