Filmi “Bota Jonë” e Luana Bajramit garon në Festivalin e Filmit në Venedik
Medina Pasoma / RTKlive
Regjisorja shqiptare Luana Bajrami me filmin e saj “Bota Jonë” është përzgjedhur për të garuar në Festivalin e Filmit të Venedikut.
Filmi do të garojë në nivel ndërkombëtarë në kategorinë “Orizzonti”,në edicionin e 80-të të festivalit, teksa është bashkëprodhim i Kosovës me Francën.
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar duke thënë se regjisorja në moshën 22 vjeçare po e arrin suksesin e radhës.
“Po dëshmohet se me potencialin si kineaste, emri i saj do të përmendet për shumë kohë në industrinë kinematografike botërore”, ka shkruar Kurti.
Luana Bajrami është e njohur në skenën kinematografike si regjisorja e filmit ''Luaneshat e Kodrës'', e cila kishte arritur të garojë në Festivalin e Kanës në vitin 2021. Gjithashtu ka luajtur rolin e Sophie në ''Portrait of a Lady on Fire'' të Celine Sciamma.























