Haradinaj: Rrugëtimi ynë të kulmojë me anëtarësimin e Kosovës në BE e NATO
M.Miftari/RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Përmes një komunikate për media bëhet se Haradinaj dhe Szunyog kanë biseduar, mes tjerash, për agjendën e qeverisë, e cila bie ndesh në plot raste me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin e BE-së.
"Një bashkëbisedim i frytshëm e miqësor në selinë qendrore të Aleancës me z. Tomáš Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë. Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian", ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se objektivi ynë kryesor është integrimi euro-atlantik.
"Integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik i Kosovës. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO", është shprehur Haradinaj.
Ndërkaq nga ana e tij, ambasadori i BE-sw, Tomáš Szunyog, përmes Twitter-it ka reaguar për takimin e tij me Ramush Haradinajn, kryetrar i AAK-së.
Ai me këtë rast u shpreh se është pajtuar me kryetarin Haradinaj për rolin e opozitës por edhe të pushtetit që duhet ta kenë në situatën në të cilën ndodhet Kosova.
























