Teatri shqiptar e ai evropian, intervista e fundit e Haqif Mulliqit në RTK
BKT
RTKlive
Kulturë

Teatri shqiptar e ai evropian, intervista e fundit e Haqif Mulliqit në RTK

Medina Pasoma / RTKlive

Mungesa që do të lë në skenën kulturore vendore është më se e dukshme. Dallohet që nga momenti që vdiq, nëpërmjet kujtimeve të artistëve, bashkëpunëtorëve e miqve të tij. Një prej emrave eminentë të gazetarisë, letërsisë e dramës, profesori universitar, Haqif Mulliqi ndërroi jetë dje në moshën 63 vjeçare, duke mbetur unik në gjithë veprimtarinë e tij.

Termi “artist multidisiplinar” mund t’iu afrohet deri diku gjithë asaj çka ai la pas. Këndvështrimet e tij i pati shpalosur katër muaj më parë, në emisionin “Sense” me Adriana Kabashin në RTK. Si një prej dramaturgëve që më së shumti u janë inskenuar dramat, kishte folur për historinë dhe rrugëtimin e teatrit shqiptar e evropian.  

“Kthesën e madhe në teatrin e Kosovës, nuk ka dyshim, e bën Muharrem Qena me dramën “Erveheja” me tekst të Ahmet Qerezit në vitin 1966. Është një shfaqje që ka fituar çmimin kryesor në Novisad dhe aty objektivisht zë fill teatri dhe drama bashkëkohore e Kosovës”, kishte thënë ai.  

Mulliqi përveç tjerash kishte folur edhe për teatrin që bëhej në kohën e komunizmit në Shqipëri, duke pasur një propagandë politike nëpërmjet artit.

“Përpos funksionit kulturor që kishte, socializmin e njerëzve e për t’u iluminuar nëpërmjet teatrit, tjetër funksion s’kishte sepse aty përsëriteshin sentenca që kanë mund të dëgjohen në një kongres të caktuar të partisë”, ishte shprehur profesori në “Sense”.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

 


MË SHUME NGA Kulturë