Çeku: Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm
BKT
Kulturë

Çeku: Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm

E. Hoti / RTKlive

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka pritur të enjten në takim grupin punues për hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentim dhe prezantim të krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Çeku ka thënë se me hapa të sigurtë po punojnë në hartimin e konceptit për themelimin e Muzeut për dokumentim dhe prezantim të krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Në takimin e radhës të grupit punues diskutuam për konceptin fillestar, hapat konkretë dhe punën që është duke u bërë në vazhdimësi e po ashtu ndarjen e përgjegjësive”, ka shkruar ai.

Ministri Çeku ka thënë se Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëmku do të dokumentohet historia e Kosovës.

“Kosova do të ketë një institucion muzeal të dinjitetshëm ku do të dokumentohet historia jonë, prezantohet për qytetarët, për vizitorët dhe përcjellët për brezat e rinj, dhe për këtë do të marrim shembujt më të mirë që janë aktualisht në botë”, ka shkruar Çeku.


MË SHUME NGA Kulturë