Ka vdekur Randy Meisner i rok grupit ‘The Eagles’
BKT
Foto: Alamy Stock Photo
Kulturë

Ka vdekur Randy Meisner i rok grupit ‘The Eagles’

M.P. / RTKlive

Ka vdekur një nga anëtarët e rok grupit, “The Eagles”, Randy Meisner.

Arsyeja e vdekjes dyshohet të jetë komplikimi nga një sëmundje kronike, teksa rokeri vdiq në moshën 77 vjeçare.

“Randy ishte pjesë integrale dhe e rëndësishme e ‘Eagles’, i cili ndikoi në suksesin e hershëm të grupit”, deklaruan dje pjesëtarët e tjerë të grupit, prej të cilëve u shkëput në vitin 1977.

Një nga këngët më të famshme të tij janë “Take it to the Limit”. Ndërkaq albumi më i shitur i të gjitha kohërave është “Hotel California”, e vitit 1975.

Meisner, Glenn Frey, Don Henley dhe Bernie Leadon formuan grupin në 1971.


MË SHUME NGA Kulturë