11:12 / 28.07.2023
Sonte përfundon rrugëtimi teatror në ambient të hapur, ‘Prizren Fest’
M.P. / RTKlive
Sonte përmbyllet edicioni i 2-të i Festivalit Ndërkombëtar në Ambient të Hapur, “Prizren Fest”. Për 6 ditë sa zgjati, në lokacione të ndryshme kulturore publikut ju ofruan shfaqje me tema të ndryshme.
Ndërkaq programi i ditës së fundit nis me punëtorinë “Teatri digjital” në Qendrën e Boshnjakëve. Mbrëmja është e rezervuar për prezantimin e punës në proces, “Hi – Tec Tools” dhe ceremonia përmbyllëse mbahet duke filluar nga ora 21:00 përmes shfaqjes nga Bullgaria, “Life is a dream” në Kino Lumbardhi.























