‘Art Fest’ nga sot eksploron Mitrovicën, synon ndryshim narrative
BKT
Kulturë

‘Art Fest’ nga sot eksploron Mitrovicën, synon ndryshim narrative

Medina Pasoma / RTKlive

Është hera e tretë me radhë që festivali “ArtFest” tenton ta ‘nxjerr’ Mitrovicën nga narrativat gri të trazirave e zhurmave politike drejt larmisë kulturore. E sivjet këtë e bëjnë nën moton “Vizionet utopike: Një eksplorim artistik”, duke filluar nga sot për tre ditë radhazi.

“Në qendrën e vjetër zejtare, menjëherë pas ëmbëltores “Ballkan”, gjendet një oborr i vogël shumëngjyrësh me dy pemë të larta që bëjnë hije gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës. Në këtë pjesë të fshehtë të qytetit, gjenden tre dyqane të vogla me piktura të bukura të ekspozuara në to, të punuara nga një piktor, një këpuctar dhe një rrobaqepëse. Bashkë me ta dhe artistë/e të tjerë/a nga Mitrovica veriore dhe Graçanica, përmes këtij festivali donim ta festonim këtë rastësi të bukur duke bashkuar njerëzit në një ditë të veçantë kushtuar artit me temën “Gjërat e Përbashkëta”, thotë për RTKlive, Genti Behramaj, organizator i festivalit. 

Besimi në fuqinë e artit dhe shtytja për ngjallje të imagjinatës kanë qenë motivi i nisjes së këtij festivali. Po këtë qëllim e mban edhe kësaj radhe, duke i falur qytetit të Trepçës një program të përbërë nga punëtori, ekspozita, koncerte, aktivitete në ndërveprim me hapësirat publike. E stacioni i përvitshëm është Hapësira publike e jashtme e Qendrës Zejtare.

“Nëse Mitrovica për një kohë të gjatë konsiderohej si qyteti i kulturës me kinematë dhe teatrot e ndryshme, lufta dhe konfliktet e kanë devijuar këtë imazh. Tani, qyteti perceptohet kryesisht si një qytet gri dhe i rraskapitur”, thotë Behramaj, e që dëshirat e tij dhe të stafit për ndryshim të narrativës e çojnë drejt organizimit të festivalit.

Për dallimin e edicionit të sivjetëm, Behramaj thotë se festivali “ka diçka për të gjithë” duke uruar mirëseardhje në qytetin e minatorëve. Festivali “ArtFest” do të zgjasë deri më 30 korrik.

No description available.

No description available.

No description available.


MË SHUME NGA Kulturë