‘New Generation’ shpalos sërish talentët e rinj në RLIOF
BKT
Kulturë

‘New Generation’ shpalos sërish talentët e rinj në RLIOF

M.P. / RTKlive

Një prej pjesëve më të veçanta të “Ramë Lahaj International Opera Festival” është koncerti “New Generation”. Ai ka lindur si përpjekje për të gjetur talentët e rinj solistik dhe për t’i zhvilluar ata nëpërmjet masterklasave.

E sivjet për një javë janë mbajtur provat në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare për ngritjen e aftësive vokale të solistëve të rinj. Në baza ditore në kuadër të edicionit të 3-të të Festivalit, ata kanë marrë këshillat e mjeshtrit Francisco Araiza.

“Mjeshtri ynë i vokalit i ka dhënë formë mbrëmjes së sontme me talentët e gjeneratës së re, të cilët do të performojnë pasi kanë përcjellë klasat e Maestro Araiza. Muzikantët e mbrëmjes 'New Generation' janë përzgjedhur nga vetë Maestro Araiza, një profesionist i fushës dhe një artist me vokal të jashtëzakonshëm”, kanë njoftuar nga festivali RLIOF.

Fiona Thaçi, Rovena Xhelili, Elvis Kalemi, Bledar Domi, Harris Bajraktari, Juana Shtrepi, Xhieldo Hyseni, Yosif Slavov, Andi Istrefi, Kejsi Haxhija, Nina Ruban dhe Erald Rrustaj do të ngjiten në skenë sonte duke filluar nga ora 20:00.


MË SHUME NGA Kulturë