Konjufca e Sassel biseduan për thellim të bashkëpunimit Kosovë-Belgjikë
BKT
Lajme

Konjufca e Sassel biseduan për thellim të bashkëpunimit Kosovë-Belgjikë

M.Miftari/RTKlive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Julien Sassel, me të cilin bisedoi për raportet dypalëshe, zhvillimet aktuale politike në vend e rajon dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë. 

Përmes një njoftimi për meide, bëhet e ditur se kryeparlamentari Konjufca vlerësoi marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit, zhvillimit dhe integrimit euroatlantik. 

Nga ana e tij, shefi i Zyrës Belge, Julien Sassel, e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e shtetit belg për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës, me theks të veçantë në proceset nëpër të cilat po kalon shteti ynë. 

Në takim, ndër të tjera, u ritheksua përkushtimi dhe gatishmëria e dyanshme për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.


MË SHUME NGA Lajme