Festivali Operistik ‘Ramë Lahaj’ përmbyll edicionin e 3-të
BKT
Kulturë

Festivali Operistik ‘Ramë Lahaj’ përmbyll edicionin e 3-të

M.P / RTKlive

“Ramë Lahaj International Opera Festival” ka përmbyllur vitin e 3-të të rrugëtimit duke marrë duartrokitjet e publikut në pesë mbrëmje muzikore. Si gjitnjë edhe sivjet ka sjellë në Kosovë emra të njohur të botës operistike.

“Festivali Ramë Lahaj International Opera Festival falenderon publikun që na shoqëroi në pesë mbrëmje të paharruara muzikore, që sollën në kryeqytet emra të njohur të muzikës operistike”, kanë shkruar organizatorët.

Edicioni i sivjetëm nisi me Mbrëmjen Gala “Ramë Lahaj&Friends” duke kthyer sheshin “Skëndërbeu” në cak të një koncerti madhështor. Vazhdoi tutje me “Ensemble Evening” e drejt “Opera Night”. Në natën e parafundit i dha hapësirë talenteve të rinj me koncertin “New Generation”, pas masterklasës një javore me mjeshtrin Francisco Araiza. E përmbylljen e bëri me muzikë tërësisht shqiptare, në natën që e mban emrin e bilbilit kosovar, “Nexhmije Pagarusha”.

“Jemi jashtëzakonisht të lumtur që na u bashkuar edhe këtë vit, në një edicion që do të lë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e secilit prej nesh”, kanë shkruar tutje RLIOF.

Tema e edicionit të sivjetëm ka qenë “Opera për Liri”. Me këtë moti, festivali shtjelloi idenë e përfshirjes së artit operistik si ndërmjetësues për ta promovuar e mbrojtur lirinë, të drejtat e njeriut dhe ato sociale.


MË SHUME NGA Kulturë