Bislimi takoi shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për zhvillimet në vend
BKT
Foto: Zyra e Kryeministrisë
Lajme

Bislimi takoi shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për zhvillimet në vend

V.Th. RTKlive

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano.

Sipas njoftimit të qeverisë, duke e uruar Barbanon për pozitën dhe rolin e ri në krye të misionit të EULEX-it, zëvendëskryeministri Bislimi ka shprehur përkushtimin e angazhimin e tij maksimal në vazhdimin e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe EULEX-it.

Po ashtu gjatë takimit është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin e EULEX-it, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit, si dhe për zhvillimet në vend.

Tutje Bislimi ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim, si dhe ruajtjen e paqes, rendit dhe sigurisë në vend.


MË SHUME NGA Lajme