Sonte fillon edicioni i 34-të i festivalit ‘Zambaku i Prizrenit’
Sh.G. /RTK
Drejtori i këtij festivali, Bujar Spahiu, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në RTK dhe foli më shumë rreth edicionit të 34-të të festivalit i cili fillon sonte.
“Ambienti është shumë i përshtatshëm dhe publik kemi mjaft, shpresoj në një performancë të këndshme dhe që do të kënaqen të gjithë”, tha Bujar Spahiu.
Ai po ashtu tha se këtë vit këtë festivalin e karakterizon edhe diversiteti i këngëve prej vendeve të ndryshme nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
“Këtë vit e karakterizon edhe diversiteti i këngëve prej vendeve të ndryshme nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, të gjitha janë përzgjedhur në atë mënyrë që t’i përshtaten karakterit të festivalit që është kënga e vjetër qytetare”, shtoi Spahiu.
Ndër të tjera ai tregoi se mosha e performuesve do të jetë e ndryshme, nga 16 deri në 75 vjeç. “Performuesit do të jenë të të gjitha moshave, nga 16 deri në 75 vjeç. Do të performojnë këngët e reja por të kompozuar me frymën e këngës së vjetër qytetare”, tha ai.























