Ansambli i Lumbardhit me muzikë frymëzim nga Besim Sahatçiu në ‘Doku Fest’
BKT
Kulturë

Ansambli i Lumbardhit me muzikë frymëzim nga Besim Sahatçiu në ‘Doku Fest’

M.P / RTKlive

Ansambli Eksperimental i Lumbardhit ka nisur punën e tyre në krye me mjeshtrin muzikor, Ilir Bajri.

Gati 30 muzikantë të rinj po marrin pjesë në punëtori në përpjekje të ngritjes së shkathtësive të tyre muzikore. Ndërkaq qëllimi i tyre do të jetë krijimi muzikor bazuar në një prej veprave të regjisorit, Besim Sahatçiu, i cili është gjyshi i artistes me nam botëror, Rita Ora.

“Në punëtori po marin pjesë rreth 20-25 muzikantë të rinjë, ku së bashku me Ilirin, do të kompozojnë dhe interpretojnë muzikë të frymëzuar nga dokumentari "117" i Besim Shahatçiut”, thuhet në njoftimin e tyre.

Premiera e Ansamblit Eksperimental të Lumbardhit, do të interpretohet më 8 gusht, në Kino Bahçe gjatë Festivalit të filmit të shkurtër dhe dokumentar, “DokuFest”.  

May be an image of 1 person and piano

May be an image of 9 people, people studying and clarinet


MË SHUME NGA Kulturë