17:17 / 02.08.2023
Bielamowicz: Serbia me regjim autoritar të koordinuar me Rusinë
A.B/ RTKlive
Jakub Bielamowicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, tha se regjimi në Serbi gjithnjë është më autoritar i cili koordinon hapur politikën e tij të jashtme me Rusinë.
Ai ka shkruar në profilin e tij në 'Twitter", se ky regjim injoron plotësisht protestat masive njëjavore nga forcat qytetare dhe pro-demokratike që mbrojnë një Serbi më shumë pro-perëndimore.























