16:29 / 04.08.2023
RTK si sponsor medial, sjell transmetimin e festivalit "Etno Fest"
RTK
Radiotelevizioni i Kosovës dhe Shoqata për Kultivimin e Artit Skenik, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi të realizmit dhe transmetimit të festivalit tradicional “Etno Fest”, i cili mbahet nga data 13 deri më 20 gusht në fshatin Kukaj.
Qëllimi i memorandumit, ku RTK është edhe sponsor medial, është promovimi i vlerave kulturore.
Festivali "Etno Fest" ka një karakter multimedial dhe për 7 ditë radhas do të përfshijë aktivitete të bazuara në traditë, shfaqje teatrale, ekspozita, koncerte, rite arkaike dhe shfaqje bashkëkohore me një përmbajtje të bazuar në traditë. Body: Title Graphics:























