18:04 / 07.08.2023
Kulusevski thotë se do të ndikojë që Kane të mbetet te Tottenham
Uran Krasniqi / RTKLive
Dejan Kulusevski ka thënë se do të përpiqet që të ndikojë që Harry Kane të mbetet te Tottenham Hotspur.
Kapiteni anglez vazhdon të tërheqë skuadrën gjermane, Bayern Munchen, e cila thuhet se ka bërë edhe ofertën e fundit. Por Kane në ndeshjen e të dielës ndaj Shakhtar Donetsk ka shënuar katër herë në fitoren 5-1.
“Harry është një profesionist i vërtetë. Jam i lumtur që e ndihmova të shënonte sot dhe sigurisht që ne duam që ai të qëndrojë dhe do të bëjmë gjithçka për ta bërë atë të qëndrojë”, ka thënë suedezi.























