Sacchi lavdëron punën e Inzaghit, por…
BKT
Sport

Sacchi lavdëron punën e Inzaghit, por…

F.Bytyqi/RTKLive

Ikona e futbollit italian, Arrigo Sacchi, në një intervsitë për “La Gazzetta dello Sport”, ka folur për rinovimin e kontratës se Simone Inzaghit me Interin.

Inzaghi ka vazhduar kontratën me skuadrën “Nerazzurre” deri në verën e vitit 2025.

Sacchi lavdëron punën që po bën Inzaghit tek skuadra e Inetrit, megjithatë, ai ka dhënë edhe disa këshilla për kreun e bankinës së Interit.

Sipas Sacchit, tekniku i internistëve është trajner shumë i mirë dhe njeriu i duhur për të drejtuar zikaltërit e Italisë, por që sipas tij, Interi duhet të jetë skuadër më e guximshme.

“Sezonin e kaluar ‘Nerazzurrët’ fituan Superkupën e Italisë, Coppa Italia dhe përfunduan në Finalen e Ligës së Kampionëve që është një rrugë pozitive, por që bën shumë gabime me skuadrat e nivelit të mesëm ose të ulët”, ka thënë Inzaghi.

“Inzaghi është një trajner shumë i mirë dhe është një person shumë i mirë. Futbolli në ditët e sotme, për të qenë argëtues, tërheqës dhe i suksesshëm, mbi të gjitha duhet të jesh i guximshëm. Mendoj se skuadra e Simones duhet të tregojë më shumë guxim, duhet të jetë me agresive dhe të mos shfaqet kurrë e frikësuar përballë kundërshtarit. Kjo është rruga themelore për të arritur nivelin e lartë”, ka theksuar Sacchi.