Barça transferon talentin Noah Darvich, 1 miliard euro klauzola e lirimit
BKT
Sport

Barça transferon talentin Noah Darvich, 1 miliard euro klauzola e lirimit

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi katalonas, Barcelona raportohet se ka arritur marrëveshje me talentin e Freiburgut, Noah Darvich.

Klubi nga “Camp Nou” përmes një njoftimi, ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me 17-vjeçarin deri në vitin 2026 dhe klauzola e lirimit kap shifrën hiq më pak se 1 miliard euro.

Sipas njoftimit të ‘Blaugranave’, ky transferim ka kushtuar 2.5 milionë euro.

Lojtari thuhet se fillimisht do të luajë me lojtarët rezervë.