Abbott: Veprat e Kadaresë e Frashërit – urë lidhëse mes kulturave
BKT
Kulturë

Abbott: Veprat e Kadaresë e Frashërit – urë lidhëse mes kulturave

M.P. / RTKlive

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka përshëndetur fillimin e edicionit të 41-të të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Në postimin e tij të shkruar në gjuhën shqipe, ai ka thënë se e ka patur nderin ta mësojë gjuhën shqipe përgjatë qëndrimit në Kosovë.

“Pasi kam pasur nderin të mësoj gjuhën shqipe, ishte kënaqësi të marr pjesë në hapjen e Seminarit të 41-të për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare”, ka shkruar Abbott.

Tutje ai ka çmuar kontributin e disa prej shkrimtarëve shqiptarë si Ismail Kadare e Naim Frashëri.

“Letërsia shqipe, me rrënjët e saj të thella në folklor, poezi dhe prozë, ofron një dritare në shpirtin e një kombi. Veprat e Ismail Kadaresë, Naim Frashërit e shumë të tjerëve, jo vetëm kanë kontribuuar në letërsinë botërore, por kanë shërbyer edhe si një urë lidhëse mes kulturave”, ka thënë ai gjatë fjalimit.

May be an image of 4 people and crowd


MË SHUME NGA Kulturë