Elbenita Kajtazi dekorohet si Ambasadore nderi e Republikës së Kosovës
BKT
Kulturë

Elbenita Kajtazi dekorohet si Ambasadore nderi e Republikës së Kosovës

M.P. / RTKlive

Sopranoja e njohur shqiptare, Elbenita Kajtazi është dekoruar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani me titullin “Ambasadore nderi e Republikës së Kosovës”.

“Për arritje kulmore në muzikën klasike, prezantimin e vlerave muzikore shqiptare në skenën ndërkombëtare, si dhe afirmimin e Republikës së Kosovës, mbrojtjen e promovimin e kulturës shqiptare gjithandej nëpër botë”, ka qenë ky motivacioni i dekorimit të sopranos që ka shkelur skena të famshme nëpër botë.

Lajmin e ka bërë të ditur sopranoja nga Mitrovica, e cila ka thënë se këtë dekorim e cilëson si obligim shtesë që ta përfaqësojë edhe më mirë atdheun dhe veten e saj në skenat botërore të Operës.

“Atdheu është qendër e rendesës, besoj, për të gjithë mërgimtarët. Forca gravituese e tij është është e parezistueshme... Ajo na tërheq drejt Atdheut, edhe kur Ai nuk na ofron të gjitha ato që na duhen; sikur që jo secili prind mund  t'i ofrojë fëmijës së vet ato që ka dëshirë...”, ka shkruar Kajtazi.

May be an image of 2 people, the Oval Office and text


MË SHUME NGA Kulturë