Dalin pagat për të gjithë minatorët e `Trepçës`
Edina Avdiu/RTKlive
(E plotësuar) Sot janë ekzekutuar pagat për të gjithë minatorët e minierës së Trepçës.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar u.d. së kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Trepça Sh.A. Enis Abdurrahmani. “Pagat e të gjithë punëtorëve janë ekzekutuar”, ka thënë ai.
Minatorët e “Trepçës” në grevë, s’hyjnë në galeri pa i marrë pagat
Ndërrimi i parë i minatorëve të kompanisë “Trepçës” kanë hyrë në grevë, nën arsyetimin se akoma nuk i kanë marrë pagat e muajit korrik.
Minatorët kanë thënë për RTK-në se do ta vazhdojnë grevën deri në ekzekutimin e pagave. Ndërsa nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrje nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje.
Kjo nuk është hera e parë që punëtorët e “Trepçës” po protestojnë për paga. Edhe një javë më para ata nuk pranuan të punojnë duke kërkuar pagat e muajit të kaluar.
Ndërsa U.D. kryeshefi ekzekutiv i ‘Trepça’-s, Enis Abdurrahmani, tha për RTKlive një javë më parë, se bojkoti i punës nga punëtorët në ‘Trepçë”, kësaj ndërmarrje po i shkakton humbje ditore rreth 40 mijë euro.