`Fran and Verka`,filmi që tregoi në Sarajevë jetën e komuniteteve në Kosovë
BKT
Kulturë

`Fran and Verka`,filmi që tregoi në Sarajevë jetën e komuniteteve në Kosovë

M.P. / RTKlive

Kosova është prezantuar në edicionin e 29-të në Festivalin e Filmit në Sarajevë me premierën botërore të filmit "Fran dhe Verka" me regji të Sovran Nrecaj.

Tema e filmit sillet rreth çiftit kroat, Fran dhe Verka të cilën jetojnë në një fshat afër Letnicës, të cilët janë të vetmit banor të kësaj pjese. Filmi bazohet në historinë reale të tyre dhe shpërfaq jetën mes rezistencës e vetmisë.

Producentja e filmit, Aurela Kadriu ka qenë e ftuar në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së dhe ka folur për pjesëmarrjen në këtë festival.

“Është nis si një film që dokumenton vetminë por ka dal si një film që dokumenton ndjenjën e përkatësisë me vendin që njerëzit e quajnë shtëpi”, është shprehur Kadriu.

Ajo tutje potencon se pas premierës në sesionin e pyetjeve kanë marrë pyetje dhe komenteve në superlativë.

“Filmi është i shkurtë dhe qasja regjisoriale e Sovranit është goxha e veçantë. Unë gjithmonë them që Sovrani ka prekje të çmendurisë regjsioriale në secilën prej materialeve që ai dëshiron me i trajtu. Kur bëhet diçka me këtë qasje kurrë s’mundesh me ditë se si kanë me prit filmin audienca”, ka thënë Aurela Kadriu.


MË SHUME NGA Kulturë