Festivali i Teatrove publikon programin, sivjet shënon 53-vjetorin
BKT
Kulturë

Festivali i Teatrove publikon programin, sivjet shënon 53-vjetorin

M.P. / RTKlive

Kur flitet për adresë teatrore ndër vite, ky festival mban vulë. Gjysmëshekullin e ka shënuar tri vite më parë dhe tashmë qëndron mes të kaluarës së bujshme e të tashmes moderne.

Ndonëse me shumë telashe financiare për shkak të mungesës së përkrahjes nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Festivali i Teatrove në Ferizaj sivjet shënon 53-vjetorin e themelimit.

Më 27 gusht do t’i jap dritën jeshile dhjetëra shfaqjeve të cilat do ta kthejnë këtë qytet në cak të dramaturgjisë deri më 4 shtator. Tashmë programi është publikuar dhe është një larmi shfaqjesh vendore.

Teatri Adriana, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri i Gjakovës, Teatri i Prizrenit, Integra, Artpolis janë teatrot vendore të cilat përfaqësohen sivjet. Ndërkaq shfaqje nga regjisorë përtej Kosovës jipen nga Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj në Shkup si dhe nga Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.


MË SHUME NGA Kulturë