Deri në katër orë pritje në Merdar, për të dalë nga Kosova
Sh.Ç /RTKlive
(E përditësuar) Pikat kufitare me Serbinë, Merdarë dhe Dheu i Bardhë po vazhdojnë të jenë të ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilët po i përdorin për hyrje dhe dalje nga territori i Kosovës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 08:14) katër orë nevojiten për të lëshuar Kosovën përmes vendkalimit kufitar të Merdarit.
Edhe në pikë kalimin të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në tre orë, ndërsa kolona e veturave është deri në 1 mijë e 300 metra.
Në Jarinjë pritjet për të dalë janë deri në 30 minuta, dhe kolona është deri në 200 metra.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata.
Pritjet mbi katër orë për dalje nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë
Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë ende të jenë të gjata. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se bashkatdhetarët po presin në kolona të gjata mbi katër orë (250-270 minuta) për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.
Pritje ka edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë deri në dy orë (120 minuta), Mutivodë deri në 10 minuta, Muçibabë deri në 5 minuta.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata. 























