Ekspozitë në ambient të hapur e artistëve të Luginës së Preshevës
Sh.G / RTKlive
Për herë të parë në Luginën e Preshevës, në ambient të hapur, tek penda e Rahovicës, para shumë dashamirëve të artit është prezantuar ekspozita e 27 artistëve nga Lugina e Preshevës që paraqitën punimet e tyre (vizatime, pikturë, grafikë, art në guri, dizajn mode, dizajn enterier, arkitekturë).
Ekspozita është organizuar nën patronatin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, me kuratorë Shqipërim e Valmira Fejzullahun. Po ashtu, është shfaqur një “Stand up comedy” nga aktori Artan Ibishi.
Kryetari i KKSh, Nevzad Lutfiu ka thënë se ngjarje si kjo kulturore na prekun në identitetin tonë kulturor.
“Andaj nuk do të ndalemi së promovuari aktiviteteve të tilla”, ka thënë ai. Në ekspozitë janë prezantuar edhe veshje tradicionale shqiptare me motive nga Medvegja.























