Festivali i Këngës Arbëreshe mblodhi rreth 3 mijë shikues në Shën Mitër
BKT
Kulturë

Festivali i Këngës Arbëreshe mblodhi rreth 3 mijë shikues në Shën Mitër

RTKlive

Në komunën e San Demetrio në Itali edhe këtë vit u mbajt Festivali i Këngës Arbëreshe, në të cilin morën pjesë 20 artistë që interpretuan këngë arbëreshe. Ndërsa Marco Sabato, me këngën "Lhargu ade më shumë", është fituesi i këtij edicionit të 41-të.

Në natën e dytë të festivalit morën pjesë grupe të ndryshme nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut.  Në këtë aktivitet kulturor, Kosovën e përfaqësoi Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve "Shota". Në festival e pranishme ishte edhe ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim.

Kujtojmë se ky festival është ndër nismat e para dhe më të rëndësishme të organizuara nga shqiptarët e Italisë për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë e tyre kulturore.

Festivali i Këngës Arbëreshe lindi si ide në vitin 1980, nga trashëgimia e pasur muzikore e arbëreshëve. Ndër vite ky festival ka prodhuar qindra këngë të reja dhe ka promovuar në tregun muzikor, autorë e interpretues të rinj.

E sivjet rreth tre mijë spektatorë duartrokitën 20 artistët në konkurs, të gjithë protagonistë me këngët e tyre të reja në gjuhën arbëreshe, të shoqëruar për herë të parë në historinë e festivalit nga një orkestër simfonike prej 28 muzikantësh, të drejtuar në një kreshendo harmonish tingulli. nga mjeshtrit Giuseppe Santelli dhe Vincenzo Palermo.

E ftuar speciale e festivalit ishte ylli ndërkombëtar Sandra Sangiao.


MË SHUME NGA Kulturë