Përmbyllet ‘Etno Fest’, këta janë fituesit e edicionin e 13-të
BKT
Kulturë

Përmbyllet ‘Etno Fest’, këta janë fituesit e edicionin e 13-të

RTK

Në edicionin e 13-të për 8 ditë me radhë, festivali i kulturës dhe traditës shqiptare `Etnofest` mblodhi shumë vizitorë e artistë në fshatin Kukaj, ku mes tjerash pati shfaqje teatrore, etno performanca, muzikë tradicionale e moderne, kostume, instrumente, piktura e skulptura.

Në përmbyllje u ndanë edhe çmime për artistët pjesëmarrës. Blerta Neziraj fitoi çmimin për regjinëmë të mirë, Butrint Lumi e Edona Reshitaj si aktorët më të mirë, Jeton Neziraj për shfaqjen më të mirë, Petrit Bakalli për skenografi, Nik Mazrekaj për etnoperformancë, Xhemajl Gllavica e Linda Rukaj si këngëtarët më të mirë, Qëndrim Makolli e Altina Binaku si valltarë.

Ndërsa çmimi i karrierës iu dha aktores Safete Rogova, derisa çmim special u nda për grupin "Dina e Mel" nga Zara e Kroacisë.


MË SHUME NGA Kulturë