Filmi ‘Luaneshat e Kodrës’ shfaqet nesër në sheshin ‘Xhorxh Bush’
BKT
Kulturë

Filmi ‘Luaneshat e Kodrës’ shfaqet nesër në sheshin ‘Xhorxh Bush’

M.P. / RTKlive

Filmi nën regjinë e Luana Bajramit, “Luaneshat e Kodrës” do të shfaqet nesër në Prishtinë.

Sheshi "Xhorxh Bush" do të jetë destinacioni i filmit i cili përfaqësoi Kosovën në Festivalin e Filmit në Kanë. 
"Nesër në ora 20:00 do të shfaqet filmi “Luaneshat e Kodrës” në bulevardin Xhorxh Bush. Ju ftojmë të na bashkoheni, t’a shijoni “Luaneshat e Kodrës” nën qiellin e Prishtinës dhe të rrëmbeheni nga emocionet që dhuron ky film", ka njoftuar Qendra Kinematografike e Kosovës.


MË SHUME NGA Kulturë