12:56 / 23.08.2023
Tahiri për numrin e këshilltarëve të Kurtit: Prej 5-ve në 50-të
RTKlive
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka shpërndarë një video të kryeministrit Kurti i cili në vitin 2019 pati deklaruar se si kryeministër nuk do t’i ketë më shumë se pesë këshilltarë.
Tahiri ka thënë se kryeministri Kurti ia ka kaluar secili ish-kryeministër për nga numri i këshilltarëve.
”Albin Kurti që thoshte se, ai kryeministër që i ka më shumë se 5 këshilltarë është i paaftë, paska vendosur t'i ketë 34 këshilltarë. Prej tyre 15 të brendshëm, 10 të jashtëm dhe 9 për komunitete, plus 15 nënpunës, që në total i bie afër 50 persona në kabinetin e tij”, ka thënë Tahiri.























