Ekspozita ‘Ndërlidhur-mes rrënjëve dhe qiellit’ shpërfaq njeriun në sociale
BKT
Kulturë

Ekspozita ‘Ndërlidhur-mes rrënjëve dhe qiellit’ shpërfaq njeriun në sociale

M.P. / RTKlive

Artistja Luiza Thaqi gjithë bagazhin sociologjik e ka shndërruar në art. Në pikturat e saja ajo ndërlidh qenien njerëzore si pjesë të shoqërisë. E këtë e manifeston nëpërmjet formave dhe pamjeve të ndryshme.

Për ekspozitën që hapet sonte në Shtëpinë Evropës në Prishtinë  të quajtur "Ndërlidhur - mes rrënjëve dhe qiellit", Thaqi ka folur në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK. Ka thënë se kjo ekspozitë ka ardhur pas një hulumtimi e pune disa vjeçare.

“Është ndërlidhje mes aspektit social, përfshirja e indvidit në shoqëri, por edhe dinamika se si zhvillohet shoqëria te individi. Është hapësira mes rrënjëve dhe qiellit, është një horizont i shoqërisë dhe mënyrat se si janë ndërtuar marrëdhëniet e ndryshme”, ka thënë Thaqi.

Ajo ka theksuar se veprat kanë edhe qasje ekologjike, duke u thelluar në relacionin e njeriut me ambientin.


MË SHUME NGA Kulturë