Ramosaj: Qorraj do të mbahet mend gjatë për rolet e tij në artin skenik
BKT
Kulturë

Ramosaj: Qorraj do të mbahet mend gjatë për rolet e tij në artin skenik

Islam Haxhiu /RTK

Me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit Xhevat Qorraj, sot në Deçan u organizua një akademi përkujtimore.

Me këtë rast, nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe aktorët kolegë të të ndjerit u vlerësua lart angazhimi i tij jetësor në fushën e artit dhe të kulturës.

Xhevat Qorraj do të mbahet mend gjatë për rolet e tij në artin skenik, tha ndër të tjera, kryetari Ramosaj.

Varrimi i te ndjerit bëhet sot në ora 15 në,  vendlindjen e tij në Carrabreg.

Xhevat Qorraj ka luajtur në një numër të madh filmash të 'Kosova Filmit' dhe të tjerë: 'Si të vdiset', 'Proka', 'Rojet e Mjegullës' etj. Xhevati gjithashtu ka luajtur edhe në filma e seriale televizive.


MË SHUME NGA Kulturë